LIFESTYLE, 30 Shtator 2020, 16:57

“Po më shkatërronte jetën”, rrëfehet Kastro Zizo: Lindja e djalit më bëri të lija alkoolin

“Po më shkatërronte jetën”, rrëfehet Kastro

Këngëtari Kastro Zizo u bë baba për herë të tretë pak kohë më parë dhe lindja e Dantes ishte një pikë kthese në jetën e tij.
 
View this post on Instagram
 

This is us ?

A post shared by KLEVIS BEGA⚪a.k.a ⚪KASTRO ZIZO (@kastro_zizo_) on

I pyetur nga Isli Islami, Kastro tregoi se Dante solli një “revolucion” të brendshëm tek ai duke e bërë të marrë vendime të rëndësishme, siç është lënia e alkoolit. “Kam pasur revolucion të brendshëm me lindjen e djalit. Kam reflektuar dhe kam lënë alkoolin, i cili më ka turbulluar për shumë kohë dhe më ka shkatërruar në raport me ata që doja”, u shpreh Kastro i emocionuar. Ai shtoi se njeriu duhet t’i rikthehet të shkuarës për të reflektuar pasi jeta jonë është si një hard-disk dhe duhet të ruajmë gjërat më të mira nga ato që kemi kaluar. Gjithashtu, këngëtari deklaroi se tre fëmijët e kanë bërë më të përkushtuar pasi trupi dhe qenia e tij janë shkrirë për Dankan, Nia dhe Dante.