AKTUALITET, 1 Shkurt 2020, 17:14

“Nuk kanë paguar qiranë” – qytetarja e prekur nga tërmeti i ankohet Ramës: Qiraxhiu s’ka marrë bonusin, na kërkon lekët

“Nuk kanë paguar qiranë” – qytetarja e prekur nga

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ishte në qytetin e Durrësit ku inspektoi nga afër punën për rikonstruksionin e pallateve që nuk kishin dëmtime në strukturën mbajtëse.

Ndërsa u përball me disa banorë të prekur nga tërmeti në lagje të ndryshme të qytetit, Rama u ka kërkuar atyre të bëjnë durim.

Një banore e shoqëruar nga bashkëshorti i saj bëjnë me dije se, qiraxhiu u kërkon lekët, pasi nuk është paguar nga shteti.

Rama: Duhet pak durim.

Banorja: Dy muaj.

Rama: Dy muaj nuk janë asgjë.

Banorja: Po neve nuk na kanë thënë gjë kur do të bëhen.

Banorja: Jam rrugëve. Nuk e kanë paguar qiranë.

Burri i banores: S’ka marrë bonusin. Jam në shtëpi, po ai kërkon lekët.

Rama: Ai lekët i ka të garantuara përderisa ti ke letrën. Të gjithë ata që kanë letrën ata janë të garantuar dhe në rast kur pronarët krijojnë problemet ju duhet të na e bëni ne me dije. Në Itali kanë 15 vite që janë nëpër kabina dhe presin tu bëhet shtëpia.