BALLKAN, 28 August 2026, 11:46

PDK dhe Aleanca “rrethojnë” sërish Albin Kurtin në kryeministri: Po dëmtoni qytetarët

Nuk ndalen aksionet opozitare në Kosovë. Deputetë dhe anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës protestuan para kryeministrisë, si çdo ditë tashmë, duke kërkuar rikthimin e normalitetit institucional dhe shtetëror në vend.

Thirrja e tyre për përfaqësuesit e Vetëvendosjes ishte që të thërrasin sa më parë vazhdimin e seancës konstituive, pasi 'po dëmtoni qytetarët'.

Atyre iu bashkuan edhe anëtarë të këshillave komunalë, që lëshuan akuza në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrave të tij. Sipas tyre, kriza politike po prek drejtpërdrejtë qytetarët.

PDK-ja prej më shumë se dy javësh ka nisur këtë aksion para ndërtesës së Qeverisë duke kundërshtuar vazhdimin e ushtrimit të detyrës nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe duke kërkuar funksionalizimin e institucioneve.