TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas përfshirjes në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, Prefekti i Tiranës, Toni Gogu ka dhënë dorëheqjen, për t’i lënë vendin prefektit të ri Mersin Murataj. Këshilli i Ministrave ka emëruar sot Murataj në krye të Prefekturës së Tiranës, vendim që vjen nga një eksperiencë e gjatë në një tjetër institucion të qeverisjes vendore, atë të Qarkut të Tiranës. Mersin Murataj ka drejtuar së fundmi Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës të Qarkut Tiranë, funksion i deleguar i qeverisë përmes Ministrisë së Bujqesisë.
I diplomuar në fushën e Drejtësisë, Murataj ka drejtuar edhe më herët sektorë të ndryshëm të bujqësise në zona si Kamëz, Vorë etj.