LIFESTYLE, 12 Nëntor 2020, 14:30

Aurela Gaçe dedikim prekës për 9-vjetorin e vajzës: Më ndryshove jetën

Aurela Gaçe dedikim prekës për 9-vjetorin e vajzës:

Vajza e madhe e këngëtares Aurela Gaçe feston ditën e sotme 9-vjetorin e lindjes dhe nuk kishte si të mos mungonte një dedikim i ëmbël nga këngëtarja. Përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ka ndarë një fotografi të Grace, Aurela ka shkruar dhe disa fjalë prekëse, ku shprehet se ardhja në jetë e saj është një bekim për të. “9 vjet më parë erdhe në jetën tonë, Grace, Hiri i Perëndisë. Prandaj të quajtëm kështu, sepse ardhja jote është bekim e hir për jetët tona. Më dhe statusin e nënës , më ndryshove jetën. 100 jetofsh e gëzofsh jetën, gëzimi ynë i parë ”, ka shkruar Aurela.