LIFESTYLE, 23 Prill 2021, 09:29

Lorik Cana “prezanton” ish-të dashurën në rrjetet sociale

Loriku zgjodhi ngjyrat perfekte për të tërhequr vëmendjen dhe si asnjëherë tjetër trembi ndjekësit e tij, por jo vetëm, me ca fjali.

Dua të ndaj diçka speciale me ju sot. Pash ish-in tim pas më shumë se 10 vitesh. E di sa e vështirë është ta them, mbase edhe e gabuar, por shumë kujtime dhe pasion më kthyen pas në kohë.

Ajo është akoma shumë tërheqëse dhe një bukuroshe e vërtetë. Madje ka akoma një tatuazh me emrin tim. Shpresoj të të shoh një ditë. Më mungon”, shkruan Loriku.

Dhe kur të gjithë pritën të shohin në story-n pasardhës ndonjë reagim të Monikës, Loriku na tregoi se ish e dashura është makina e tij e vjetër.