TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga operacioni i zorrës së trashë, që e la një javë në spital, Papa Françesku ka kujtuar përjetimet e sëmundjes.
Në një intervistë për një radio spanjolle, ai ka thënë se një infermiere me shumë përvojë i ka shpëtuar jetën. Sipas Papës, edhe në të kaluarën, në vitin 1957, ishte një infermier ajo që i ka shpëtuar jetën.
“Një infermiere më shpëtoi jetën. Ishte një njeri me shumë përvojë. Ishte hera e dytë që jeta ime shpëtohej nga një infermiere. Herën e parë ka ndodhur në vitin 1957”, tha Papa.
Kujtojmë se Papa Françesku u operua në një spital të Romës më 4 korrik.
Operacioni ishte i parapërcaktuar dhe shenjtori iu nënshtrua një ndërhyrje në zorrën e trashë, e tanimë ndihet në gjendje shumë të mirë.