AKTUALITET, 17 Shtator 2021, 11:14

Nuk ndalon me gafat! Orët e vona ‘hutojnë’ ministren e re, Bora Muzhaqi: Është ora 1 e natës, trupi i shëndoshë në mendje të…

Nuk ndalon me gafat! Orët e vona ‘hutojnë’ ministren e re,


Ministrja e shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi është hutuar nga orët e vona të natës në Kuvendin e Shqipërisë. Përballë deputetëve, në orën 2 të natës, Muzhaqi ka bërë disa lapsuse njëra pas tjetrës.

Ajo ngatërroi si fillim orën: Mendova se nuk do kisha emocione tani që do flisnim se është ora 1 e natës (ora ishte 2) por çuditërisht përgjegjësia që vjen me pozicionin krijon gjithmonë emocione të paktën për mua.

Pastaj ishte dhe shprehja e njohur, fjali që hasi në vështirësi që në nisje të saj.

“Trupi i shëndoshë… Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë”, tha ajo teksa salla ka “shpërthyer” në të qeshura.