TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, sapo ka dalë nga institucioni i Presidencës. Ambasadori Soreca ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Kabinetit në Presidencë, Edmond Panariti.
Takimi është zhvilluar në Presidencë gjatë kësaj paraditeje dhe nuk dihet çfarë është diskutuar.
Kujtojmë se sot Presidenti Ilir Meta ndodhet në Korçë, ku dekoroi katër ish të përndjekur politikë.
Nga ana tjetër, në një seancë maratonë, që nisi dje në orën 10:00 dhe mbaroi në orët e para të mëngjesit të sotëm, Kuvendi miratoi qeverinë e re “Rama 3” dhe programin e ri qeverisës, ndërsa tashmë ditën e nesërme pritet të bëhet betimi te Presidenti Meta.