IDE, 21 Maj 2018, 22:52

Një rrugë për të kuptuar të vërtetën për dosjen Xhafa

Një rrugë për të kuptuar të vërtetën për

Mbrëmja e së hënës ka shënuar një çbalancim ekuilibrash në lojën mes palëve në dosjen e audiopërgjimit të vëllait të ministrit të brendëshëm. Nga njëra anë, opozita që kishte paralajmëruar nxjerjen e fakteve dhe provave të reja në emisionin “Ajzberg”, nuk ka arritur të suprizojë kërkënd. Programi i Artur Çanit i cili kishte renditur shumë mirë sfondin dhe kronologjinë e ngjarjes, nuk ka sjellë dot fakte të reja për të na bindur për thelbin kryesor të kësaj çështjeje: se Agron Xhafa ka vazhduar aktivitetin e trafikut të drogës edhe gjatë kohës që vëllai i tij i madh kryente detyrën e ministrit të Brendëshëm.

Nga ana tjetër, pothuasje në të njëjtën kohë me Ajzbergun, kryeministri që nuk i shpëton dot etheve të audiencës dhe luftës ndaj gjithçkaje tjetër që tërheq vëmendjen prej monologjeve të tij, është shfaqur në një intervistë në ABC neës. Rama e ka shfrytëzuar këtë dalje për të lëshuar një sfidë të vështirë: nëse audiopërgjimi del i vërtetë unë duhet të rishikoj qëndrimin tim ka thënë ai.

Natyrisht, arsyetimi i Ramës kishte edhe këtë të hënë gropa të shumta. Ai nuk përmendi sërish agjensinë e huaj tek e cil ai u mbështet për të shpallur manipulimin. Natyrisht ai nuk qe në gjendje të shpjegonte se ku e kishte gjetur zërin e Agron Xhafajt për t’ia shpënë kësaj agjensie. Natyrisht ai bëri një gafë duke thënë se ekspertiza që e kishte garantuar atë, qe bërë përmes regjistrimeve të mara nga transmetimet tevelizive, ndërkohë që specialistët thonë se është një mision i pamundur të mbërish në përfundim duke u nisur nga të dhëna të tilla.

Po ti fusësh deklaratat e Ramës në një sfond më të gjërë dhe më të shtrirë në kohë, besueshmëria e tij bëhet edhe më e vogël. Në po të njëtën mënyrë kryeministri ynë ka krijuar alibi për avionët e drogës, për Dritan Zaganin, për Elvis Roshin, për Saimir Tahirin ndaj kredibiliteti i përbetimeve të tij mund të vlerësohet shumë pranë zeros.

Por, ajo që është e rëndësishme në intervistën e sotme të Ramës në ABC ishte propozimi i tij për ti konsideruar si të pa besueshme institucionet e vendit që drejton. Ideja për ti’a shpënë audiopërgjimin original një agjensie prestigjoze ndërkombëtare të vendeve partnere perendimore nxjerr automatikisht nga loja edhe prokurorinë e kapur nga socialistët edhe laboratorët e një policie të drejtuar nga Fatmir Xhafa.

Pra, premtimi se kjo histori do të quhet e mbyllur vetëm pasi një institucion me prestigj ndërkombëtar të japë verdiktin e tij është një lëvizje që duhet mbajtur shënim. Ashtu siç ndodhi në 21 janar 2011, kur u desh raporti i FBI që të mësonim të vërtetën për vrasësit e katër demostruesve edhe tani vetëm një organizëm i përmasave të tilla, mund të na tregojë se nga anon e drejta.

Për sa kohë që Edi Rama nuk e ka në dorë këtë çertifikatë të besueshme ai do të konsiderohet fajtor, jo vetëm për qëndrimet e dyshimta që ka mbajtur këto ditë, por për të gjitha gënjeshtrat që prodhon prej pesë vitesh. Për sa kohë që ai nuk siguron shpejt dhe brenda një kohe logjikisht të arsyeshme dokumentin që mbështet tezën e tij të manipulimit të përgjimit, ai do të duhet të mbajë premtimin për të rishikuar pozicionin e tij. Dhe ky rishikim nuk ka të bëjë me fatin e Fatmir Xhafajt, por drejtpërdrejt me fatin e tij.

Por ama, nëse do të arrijë të sigurojë një dokument serioz, të vulosur nga agjensi ndërkombëtare të besueshme, kryeministri nuk do ti’a hedhë lumit vetëm për dosjen e Agron Xhafajt. Ai do t’a rrënojë në mënyrë të gjatë dhe ndoshta të pakthyeshme, besueshmërinë e kësaj opozite. Prandaj e vetmja rrugë për të zgjidhur enigmën e dosjes së “dëshmitarit X” është verdikti i një institucioni si ai i FBI-së për 21 janarin. Rama e ka si detyrim t’a tregojë atë. Përndryshe ai njolloset për gjithçka.

Andi Bushati/ Lapsi.al