TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga The New York Times
Kanë kaluar 60 vjet që kur dikush tjetër përveç një Castro ishte në krye të shtetit kuban, kështu që vendosja e Miguel Diaz-Canel Bermúdez si president në Havanë këtë javë renditet si një moment simbolik. Por jo më shumë se kaq, të paktën për momentin.
Raul Castro, i cili zgjodhi këtë aparatçik besnik si pasardhësin e tij, mbetet në krye të Partisë Komuniste dhe forcave të armatosura; djali i tij drejton shërbimet e inteligjencës; ish-dhëndri i tij drejton interesat më të gjëra tregtare të ushtrisë. Në fjalimin e tij të parë, Z. Diaz-Canel u zotua se nuk do të kishte “rivendosje kapitaliste” dhe përfundoi me një slogan që nuk ka gjallëruar masat për disa kohë tashmë: “Socializëm ose vdekje! Ne do të triumfojmë!”
Megjithatë, historia e regjimeve komuniste sugjeron që sapo roja revolucionare e vjetër të largohet, ndryshimi është i mundur. Raul Castro, vëllai i vogël i të ndjerit Fidel Kastro, është 86 vjeç dhe nuk ka siguri se miqtë dhe farefisi i tij mund ta mbajnë pishtarin sapo ai të jetë larguar, veçanërisht pasi flaka e tij po dridhet.
Në 10 vitet e tij si president, Raul Castro i hapi ekonomisë një hapësirë të vogël për investimet private dhe ndërmarrjet private, por pa hequr kontrollin e centralizuar dhe të ngushtë të shtetit. Bashkimi Sovjetik nuk ishte më e pranishme për të mbështetur ekonominë, dhe Venezuela, e cila për një kohë e kishte mbushur boshllëkun, u zhyt në ferrin e vet ekonomik. Dhe hapja e Presidentit Barak Obama ndaj Kubës është anulluar pjesërisht nga Presidenti Trump. Rezultati, sipas një studimi nga Richard Feinberg i Institutit Brookings, është një “stanacion i vazhdueshëm” që e ka lënë Kubën gjithnjë e më tej prapa botës në shumicën e fronteve.
Díaz-Canel, 58 vjeç, nuk kishte lindur ende kur vëllezërit Castro zhvilluan luftën e tyre guerrilase nga malet Sierra Maestra.
Është shumë herët të thuhet nëse kjo do të prodhojë një reformator kuban në formën e Mikhail Gorbachev ose Deng Xiaoping, apo nëse Z. Díaz-Canel do të jetë thjesht një mbajtës i një vendi për një brez tjetër si të Castro-s.
Obama bëri një hap të madh në vitin 2014 kur vendosi për normalizimin e marrëdhënieve me Kubën. Në vend që të përpiqet të ndryshojë rrugën, zoti Trump duhet të bashkohet me fqinjët e tjerë të Kubës për të inkurajuar udhëheqësin e ri kuban të zgjerojë ekonominë private, të lirojë të burgosurit politikë, të rrisë aksesin në internet, të decentralizojë pushtetin dhe në mënyra të tjera të nevojshme, të shkëpusë vendin e tij nga patronazhi i Castro-s./The New York Times – Lexo.al/