AKTUALITET, 11 Mars 2020, 23:50

Ngjela: Kufijtë me Italinë duhet të ishin mbyllur një javë më parë, na qeveris injoranca dhe ligësia!

Avokati Spartak Ngjela, ka postuar një status në rrjetet sociale, ku shprehet se qeveria duhet të kishte ndalur transportin detar dhe ajror me Italinë, të paktën një javë më parë, për të evituar hyrjen e koronavirusit. Ai e quan veprimet e qeverisë, "injorancë dhe ligësi".

"Transporti ajror dhe detar me Italinë duhej ndërprerë, të paktën, që një javë më parë. E ndërprenë sot. Turp. Tani nuk ka më asnjë vlerë. E kuptoni që po na qeveris injoranca. Por, jo vetëm kaq: na, qeveris edhe ligësia njerëzore", shkruan Ngjela.

/TPZ.al/