TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori i “Klanifornia”, Albano Bogdo, ka rrëfyer prapaskenat e skeçit që xhiruan me kryeministrin Edi Rama në këtë emision humori.
Gjatë intervistës në emisionin “Binjakët”, Albano u shpreh se Rama u kishte shkuar që në orën 08:00 të mëngjesit dhe ai nuk kishte ngrënë as bukë.
Kur u pyet nëse aktori Julian Deda kishte marrë pjesë në këtë skeç, Albano tha se ai e kishte refuzuar pasi nuk do ta shohi Ramën me sy.
Biseda:
Pyetje: Kishe ngrënë bukë?
Albano Bogdo: Jo nuk kisha ngrënë se na erdhi që në 8 e gjysëm
Pyetje: Sa ka qëndruar ai tek ju, sa qëndroi ai tek ju përveç transmetimit?
Albano Bogdo: Në transmetim doli 40 minuta, por kështu ka zgjatur thuajse dyfishi, kupton? Sa u xhiruan ato skeçet jashtë
Pyetje: Po Juli mori pjesë?
Albano Bogdo: E pe gjë te skeçi ti? Po si ka marrë pjesë apo jo? Refuzoi në mënyrë kategorike, është me Partinë Demokratike vëlla, është i hapur dhe nuk do ta shohë Ramën me sy.
