LIFESTYLE, 30 Nëntor 2020, 20:54

Moderatorja e njohur shqiptare largohet papritur nga emisioni


Moderatorja Einxhel Shkira është larguar nga emisioni “Binjakët” drejtuar nga vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë bukuroshja, e cila përmes një postimi në Instagram nuk i ka zbuluar arsyet e këtij vendimi. Megjithatë është shprehur se po punon me gjëra të tjera.

“Për arsye të ndryshme, duke filluar që nga sonte nuk do të jem pjesë e shoë-t Binjakët. Zoti ka arsye për të gjitha gjërat që na ndodhin, kështu që ne duhet t’i besojmë rrugës që ai ka planifikuar për ne. Një projekt i ri po vjen. Mezi pres ta ndaj me ju!”, ka shkruar moderatorja.