AKTUALITET, 13 Janar 2021, 10:45

Misteri i pallatit me sherre, gjashtë muaj më parë vdiq roja

Misteri i pallatit me sherre, gjashtë muaj më parë vdiq roja

Biznesmeni Sino Llanaj është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda”, ku gjithçka ka nisur pas një sherri mes ortakësh të kompanisë “Star Construction”.

I plagosur ka mbetur edhe një kalimtar i rastit, i identifikuar si Klodian Gomina. Po ashtu i lënduar ka mbetur edhe roja, pasi është goditur me grushte dhe sende të forta.

Mësohet se ortakët Sino Llanaj dhe Albert Allmuça janë konfliktuar për shkak të problemeve me shitjen e apartamenteve nga dy herë. Dy biznesmenët janë konfliktuar fizikisht edhe një javë më parë, ndërsa mëngjesin e sotëm situata ka agravuar deri në përdorimin e armëve.

“Abc News” raporton se në këtë pallat gjashtë muaj më parë humbi jetën roja. Asokohe, policia njoftoi se N.B., rreth 50 vjeç mund të kishte rënë nga lartësia.