AKTUALITET, 22 Nëntor 2020, 14:30

Meta: Në Kodër Rrëshen, me Nënë Terezën dhe stërnipërit e saj

Meta: Në Kodër Rrëshen, me Nënë Terezën dhe

Gjatë qëndrimit sot në Qarkun e Lezhës, Presidentit Ilir Meta ka vizituar familjen e Terezë Filopatit në Kodër Rrëshen.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale së bashku me Nënë Terezën dhe stërmbesat dhe stërnipërit e saj, kreu i shtetit jep mesazhin se vendi ka nevojë për të ndalur tkurrjen dramatike të familjeve shqiptare.

POSTIMI:

Në Kodër Rrëshen, me Nënë Terezën, e cila ecën e fortë drejt shekullit të parë të jetës, pranë stërmbesave dhe stërnipërve të saj, për të cilët uron të rriten të shëndetshëm e kurrë mos ta braktisin atë dhe vendlindjen e tyre.

Të bëjmë gjithçka për të ndaluar tkurrjen dramatike të familjeve shqiptare, për t’i rikthyer shkëlqimin Mirditës e mbarë Shqipërisë, mbështetur në ëndrrat, energjinë dhe pozitivitetin e fëmijëve tanë të mrekullueshëm, që meritojnë të rriten në Atdheun e tyre.