TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Merkatoja e verës në Spanjë është mbyllur me një shifër të konsiderueshme investimesh, teksa klubet e La Liga-s kanë shpenzuar në total rreth 745 milionë euro për afrimet e reja.
Dy klubet më të mëdha të kampionatit, Real Madrid dhe Barcelona, kanë qenë sërish në fokus, edhe pse strategjitë e tyre në merkato kanë qenë të ndryshme.
Reali ka vijuar politikën e tij për të afruar futbollistë të rinj dhe me potencial të madh, ndërsa Barcelona ka investuar në përforcimin e skuadrës për të qenë konkurruese në të gjitha frontet.
Përveç dy gjigantëve të futbollit spanjoll, edhe klubet e tjera të La Liga-s kanë bërë lëvizje të rëndësishme, duke e çuar shpenzimin total të merkatos në 745 milionë euro.
Shifrat tregojnë se kampionati spanjoll vijon të jetë një prej tregjeve më aktive të futbollit evropian, me klubet që kanë përdorur merkaton për të rritur cilësinë dhe konkurrencën e skuadrave.