TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy persona janë arrestuar këtë mbrëmje nga Policia e Shkodrës. Ndalimi i tyre është bërë, pasi në mjetin e tyre tip “Land Rovert” janë gjetur mijëra fara të bimëve narkotike, të paketuara në kuti, që kapnin një vlerë të konsiderueshme monetare.
Dyshohet se farat e kanabisit do të transportoheshin drejt zonave të thella të Dukagjinit për t’i mbjellë atje, me qellim kultivimin e lëndës narkotike. Njëri nga të arrestuarit është nga Malësia e Madhe, ndërsa tjetri nga lagjja Xhabiej në Shkodër.
Arrestimi i tyre është bërë në afërsi të zonës së spitalit, aks i cili të çon drejt Dukagjinit. Ndërkohë, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.