AKTUALITET, 15 Qershor 2020, 18:44

Mbyllja e çerdhes në Tiranë, Beqiri: Dyshohet një personel i infektuar, stafi dhe 53 fëmijë në karantinë

Mbyllja e çerdhes në Tiranë, Beqiri: Dyshohet një personel

Drejtoresha e Kopshteve dhe Çerdheve në Tiranë, Zhaneta Beqiri ka deklaruar për mediat se mbyllja e çerdhes nr.16 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ka ardhur me kërkesë të epidemiologëve.

Për pasojë stafi i çerdhes dhe 53 fëmijë do të vetëkarantinohen për 14 ditë. Ajo tha se përgjatë kesaj periudhe stafi ka zbatuar me rigorizitet masat e rekomanduara në protokollin e sigurisë.

“Janë marrë të gjitha masat për higjienën, matja e temperaturës në pritje dhe përcjellje edhe gjatë ditës. Dyshohet për një rast. Kemi dezinfektuar për të tretën herë këtë çerdhe. Kemi larguar atë grup.

Ditën e sotme Inspektorati Shëndetësor ka vendosur pezullimin e shërbimit për 14 ditë dhe i gjithë stafi është pjesë e hetimit epidemiologjik. Stafi do të vetëkarantohet dhe rasti do të ndiqet nga MSH. Sot në çerdhe kanë qenë 53 fëmijë, 16 staf, një përgjegjës dhe zonja që kujdesen për higjiienën.

Çdo orientoim që vjen për parandalim për Covid-19 zbatohet me rigorizitet. Gjatë gjithë kësaj periudhe janë monitoruar që masat të zbatohen. Pritja dhe përcjellja e fëmijëve është bërë deri te dera dhe prindërit nuk janë lejuar të hyjnë”, u shpreh Zhaneta Beqiri.