TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkia Vlorë ka bërë një paraqitje të situatës në qytetin bregdetar pas reshjeve të dendura të shiut.
Deri tani, problematik është vetëm aksi rrugor Himarë-Sarandë në Borsh për shkak të rrëshqitjeve të dherave.
Lëvizja e mjeteve po kryhet në aksin tjetër, ku janë vendosur sinjalistika ndërsa po monitorohet nga policia dhe kontraktori. Deri në orën 20:00, niveli i Hidrometrit në Përmet ishte 3 metra, në Memaliaj 4 metra dhe në urën e Mifolit 5.5 metra.
Niveli i Vjosës është rritur, por nuk paraqet asnjë problem për momentin.
Njoftimi i plotë:
Informacion ores 08:00 per situaten ne qarkun Vlore sot dt 11.01.2021. Situata ne qark eshte e qete, konkretisht;
– Gjate nates dhe aktualisht ne teritorin e qarkut Vlore ka pasur reshje me intesitet te ulet dhe mesatar.
– Niveli i Hidrometrave te Vjoses ne oren 20:00
Permeti 3 m
Memaliaj 4 m
Ura e Mifolit 5.5 m ora 07:30
Vihet re nje ritje e nivelit te Vjoses por qe nuk paraqet problem per momentin
– Shkarkime nga Hec nuk ka.
– Hidrovoret gjendje pune
– Familje te evakuara nuk ka.
– Banesa te permbyt dhe me prezenc uji nuk ka.
– Siperfaqe te permbytura dhe prezenc uji nuk ka.
– Rruge te bllokuara nuk ka. Vazhdon problematik aksi rrugor Himar – Sarande ne Borsh ku ka rreshkitje ne nje aks. Levizja kryet ne aksin tjeter, esht vendos sinjalistika monitorohet nga policia dhe kontraktori.
– Forca dhe mjete ne terren ne gadishmeri
Struktur operac vendore
Struktur operac qendrore
– Mbeshtetje me ndihma ushqimore nuk ka.
Shqipëria ka hyrë sot në ditën e gjashtë që është e përfshirë në një mot të furishëm e me ngrica. Zonat problematika janë Shkodra dhe Lezha ku shumë fëmijë për shkak të bllokimit të rrugëve dhe përmbytjeve kanë mbetur pa shkollë.
Më e qetë është Vlora dhe Korça ku niveli i reshjeve ka rënë, ndërsa Veriu është bllokuar nga dëbora.