AKTUALITET, 31 Maj 2021, 14:14

“Ajo punë ka ndodhur, çfarë u bë, u bë”! Shkodrani pranon vrasjen e 25-vjeçarit, gjykata e lë në burg

“Ajo punë ka ndodhur, çfarë u bë, u bë”!

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Mark Kodra, autori i vrasjes së Emiljano Ndou në Bardhaj.

47 vjeçari ka deklaruar në gjykatë se “ajo punë ka ndodhur…çfarë është bërë është bërë”, ndërsa nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme.

Avokati mbrojtës i caktuar kryesisht nga gjykata Gulit Hasanaj ia la gjykatës vleftësimin si të ligjshëm ose jo të arrestimit dhe masën e sigurisë. Gjykata cilësoi si të ligjshëm arrestimin dhe vendosi “arrest me burg” për Mark Kodrën.

Ndërkohë në deklarimet e dhëna në polici shtetasi Mark Kodra ka pranuar se është ai autori i vrasjes dhe ka sqaruar se konflikti ka nisur para një viti dhe më pas është përshkallëzuar derisa viktima sipas autorit i ka rrahur djalin këtij të fundit edhe pse e kishin lajmëruar disa herë që të bënte kujdes.