TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Francës Emanuel Macron dhe homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan kanë rënë dakord për të rifilluar diaoloun për zgjidhjen e tensioneve mes Ankararë dhe Parisit. Lajmi është më dije nga ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu.
Sipas mediave në Turqi që citojnë deklaratën e këtij të fundit, Erdogan i ka shkruar Macron një letër ku i uron për vitin e ri. Davutoglu ka deklaruar se Macron iu përgjigj këtë javë letrës së Erdogan duke nisur përgjigjen e tij në gjuhën turke.
” Këtë javë, morëm përgjigjen, ishte një letër shumë pozitive, e cila thotë se dëshiron të flasë me presidentin tonë, ajo fillon me përshëndetjen” I dashur Tajip “në turqisht “, tha Ministri i Jashtëm turk .
Ankaraja dhe Parisi kanë rënë dakord të thellojnë bashkëpunimin e tyre në zona të caktuara, si lufta kundër terrorizmit apo edhe në Siri dhe Libi, dy çështje në të cilat Turqia dhe Franca kanë shumë ndasi.
Presidenca Franceze, e kontaktuar nga Agjencia Franceze e lajmeve, konfirmoi shkëmbimin e letrave, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e tyre.