AKTUALITET, 22 Mars 2021, 15:16

Lira turke "shkërmoqet", bie me 15% pas shkarkimit të guvernatorit nga Erdogan

Lira turke "shkërmoqet", bie me 15% pas shkarkimit të


Monedha turke, lira, ka pësuar një rënie dramatike me 15%, pasi presienti Erdogan, vendosi të shkarkojë guvernatorin e Bankës Qëndrore. Ai ishte emëruar në nëntor dhe ka patur meritën për nxjerrjen e lirës nga gjendja më e ulët historike.

Erdogan e zëvendësoi guvernatori, Naci Agbal, në fundjavë me Sahap Kavicoglu, një ish bankier.

Shkarkimi i guvernatorit tronditi bursën në Stamboll.

Pas rënies dramatike, lira filloi të rikuperojë disi, duke qëndruar rreth 8% poshtë dollarit amerikan, pasi ministri i Financave, u shpreh se Turqia do të vijojë të ndjekë rregullat e tregut të lirë.

Kujtojmë se javën e kaluar, monedha turke u rrit ndjeshëm pasi guvernatori Agbal, tashmë i shkarkuar, rriti normën e interesit me 2%.

Në një deklaratë të dielën, Banka Qëndrore, deklaroi se "do të vijojë përdorimin e politikave monetare në linjë me objektivat e saj kryesore për të arritur një ulje permanente të inflacionit". /TPZ.al/