LIFESTYLE, 26 Maj 2022, 10:30

Florjan Binaj rrëfen arsyen e vërtetë të largimit nga “Portokalli”: Të ruash dinjitetin tënd…

Florjan Binaj rrëfen arsyen e vërtetë të largimit nga

Florjan Binaj ishte një nga emrat më të lakuar në spektaklin e humorit “Portokalli”.

Por prej fillimit të sezonit të ri të spektaklit aktori nuk është më pjesë. Gjatë ditës së sotme, ai ishte i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku ka folur gjerë e gjatë për largimin e tij të papritur për publikun nga “Portokallia”.

Me fjalë të tjera ai tregoi se i duhej të ruante dinjitetin e tij në një vend ku nuk respektoheshin të drejtat e autorit.

“Jo vetëm në Top Channel por dhe në shumë televizione të tjera nuk respektohen të drejtat e autorit. Në Portokalli kam qenë krijues dhe interpretues i numrave të mi dhe shumë të tjerëve. Ndoshta ndonjëherë nga padia, nga mosdashja e të ruajturit të këtyre gjërave ndodh që nuk duron më dhe mban një qëndrim.

Të ruash dinjitetin tënd dhe të vazhdosh përpara. Ligji është i rregullt, puna është tek zbatimi. Këtu kanë rënë dakord por nuk e zbatojnë,”– tregoi aktori.

Flori u shpreh më tej se edhe familja ishte një arsyeje që duhej ta linte Portokallinë, pasi ky spektakël i merrte një kohë të konsiderueshme.

“Një nga arsyet e largimit ishte dhe familja sepse punon gjithë ditën dhe nuk arrin ta blesh atë kohë që ke humbur me fëmijët e tu. Janë kujtime, më mirë këto kujtime bashkë sesa disa foto në Whatsapp,”-vazhdon Binaj.

“Tani që nuk jam në Portokalli, shoh sa kohë më ka zënë, sa kohë kam humbur dhe sa mbrapa jam me shumë projekte,”- përfundon aktori.