LIFESTYLE, 27 Korrik 2022, 13:55

Grushtoi e shqelmoi një person në mes të rrugës, Gjykata lë në burg Feron

Grushtoi e shqelmoi një person në mes të rrugës, Gjykata

Reperi kosovar Fero është lënë në burg nga gjykata e Gjilanit, pasi video e ditur duke dhunuar një person në mes të rrugës u bë virale.

Ndaj të riut u vendos “masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh” thuhet në vendimin e Gjykatës.

Feronit Shabani, baba i një vajze 1-vjeçe, është akuzuar për sulm. Mësohet se pas një mosmarrëveshje reperi ka sulmuar shtetasin me iniciale E. E., i cili ishte duke dëgjuar muzikë ulur në sendiljen e pasagjerit në makinën tip Golf 6 ngjyrë e bardhë.

Ai e godet me grushte dhe shkelma disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, deri sa ndërhyjnë persona të tjerë të pranishëm për ta larguar të pandehurin. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, në Rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në datën 24 korrik një në vend publik.

Njoftimi:

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit F. Sh.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 24.07.2022 rreth orës 17:00, në Rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në rrugë dhe vend publik, i pandehuri pas një mosmarrëveshje të rastit me të dëmtuarin E. E. i cili ishte duke dëgjuar muzikë dhe ishte i ulur ne veturën VË Golf 6 ngjyrë e bardhë si pasagjerë të njëjtin e sulmon fizikisht i pandehuri F. Sh., duke e goditur me grushte dhe shkelma disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, deri sa ndërhynë persona të tjerë të pranishëm për ta larguar të pandehurin.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale sulmi, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme në këtë fazë të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.