LIFESTYLE, 1 Gusht 2022, 15:23

Amber Heard nxjerr shtëpinë në shitje pas humbjes së gjyqit

Amber Heard nxjerr shtëpinë në shitje pas humbjes së gjyqit

Pasi humbi gjyqin dhe u urdhërua t’i paguante ish-bashkëshortit Johnny Depp shumën prej 10.35 milionë dollarësh për një shkrim të "Washington Post" të vitit 2018, Amber Heard tani është detyruar të shesë shtëpinë e saj modeste me tre dhoma gjumi në Yucca Valley.

Sipas TMZ, shtëpia e Heard u shit për 1,050,000 dollarë më 18 korrik.

Uebsajti i famshëm i pasurive të paluajtshme Dirt raportoi në maj se Heard e bleu pronën për 570,000 dollarë, që do të thotë se ajo siguroi një fitim prej 480,000 dollarësh.

Të paktën këto para do të jenë një ndihmë e vogël për Heard pas humbjes së madhe në gjyq.