TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Janë zbuluar identitetet e 3 prej 5 personave të arrestuar nga operacioni në Has, ku u zbulua një laborator i përpunimit të drogave të rënda.
Mësohet se të arrestuarit janë Flamur Bisho Çela, Xhavit dhe Mustaf Shuti si dhe shtetasit me inicialet V.B. e A.SH.
Nga operacioni janë zbuluar më shumë se 100 kg drogë e dyshuar heroinë, e cila është sekuestruar nga policia.
Operacioni është rezultat i një hetimi disa mujor dhe aktualisht po vijojnë kontrollet për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.