AKTUALITET, 23 Shkurt 2020, 18:32

Koronavirusi/ "Mos dëgjoni mendjet e shthurura", Bushati: Ka edhe më keq se Rama, Xi Jinping arrestoi 351 persona...

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale, lidhur me koronavirusin dhe mundësinë që virusi të mbërrijë  në Shqipëri, pas përhapjes në Italinë fqinje.

Në vend t'ju shpjegojë qytetarëve masat konkrete dhe spitalet që do të shërbejnë për karantinë të cilat po i mban sekret, siç e ka zakon, Rama sulmoi menjëherë median, duke kërkuar që populli të mos dëgjojë "mendjen e shthurura".

Analisti Andi Bushati, e ka ironizuar këtë shpërthim të kryeministrit, duke u shprehur se ka drejtues regjimesh edhe më keq se Edi Rama, si në rastin e presidentit të Kinës, që ka burgosur 351 persona për përhapjen e lajmeve të rreme në lidhje me koronavirusin.

"Edi Rama ka bere sot nje status kunder atyre qe perhapin lajme te rreme per koronavirusin. Deri me tani regjimi kinez i Xi Jinpingut ka arrestuar 351 persona per perhapjen e lajmeve te rreme dhe ka debuar tre korespondente te Wall Street Journal per te njejten gje. Ka gjithmone edhe me keq", shkruan Bushati.

/TPZ.al/