TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jemine Durishti e cila pretendon se është pronarja e tokës së pallatit të dy biznesmenëve Albert Allmuça dhe Sino Llanajt ka qënë prezente në vendin ku ndodhi plagosja.
Para mediave e moshuara deklaron se biznesmenët kanë për t’i dhënë 4800 euro. Zonja u shpreh po ashtu, se dy biznesmenët i kanë shitur hyrjet nga dy ose tre herë, ndërsa shton se Albert Allmuça nga i cili ajo pret pagesën, është i “mbytur” në borxhe.
“Kam për të marrë 4800 euro, kam tre muj që nuk mi jep, fshihet, djali e ruan me fouristradë. Me Bertin e kam. Kam tërë këto vite që vij dhe më thonë të iki. Allmuça më ka 4800 euro, më shmanget.
I thashë mbaji 800 euro, më jep 4 mijë se do të shtrohem në spital. Asgjë nuk më ka ardhur. Ai më thotë që është nëpër gjyqe, kam nisur të marr një kredi. I thashë se nuk më duhet kredia jote, se unë jam nëpër spitale. Të gjithë kemi konflike se ai shet 1 hyrje 2 ose tre herë. Unë nuk kam fuqi që të shkoj në denoncim.”, tha qytetarja.
Sot u plagos me armë zjarri në këmbë Sino Llanaj nga ortaku i tij Albert Allmuça, ndërsa i plagosur mbeti dhe një kalimtar i rastit.
Sherri mes dy biznesmenëve ka nisur muaj më parë për pallatin që kanë në pronësi të përbashkët. Pak ditë më parë Llanaj dyshohet se u dhunua fizikisht nga truporojat e Allmuçës po për konfliktin që sot devijoi në plagosje me armë.