TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia ZGJIDHJA akuzoi kryeministrin Rama si përgjegjësin kryesor të largimit të shqiptarëve drejt vendeve të Evropës Perëndimore. Duke iu referuar raportit të Ministrisë së Brendshme Franceze për numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë dhe kërkesës së saj për të rikthyer regjimin e vizave për shqiptarët, partia e drejtuar nga Koço Kokëdhima tha se e vetmja zgjidhje është largimi i Ramës nga pushteti që në Shqipëri të mbeten shqiptarët.
"ZGJIDHJA e ka denoncuar Ramën se jo vetëm ka minuar integrimin europian të Shqipërisë, por po e largon çdo ditë e më shumë Europën. Ai ka vënë në rrezik edhe përfitimin që kanë aritur shqiptarët nga ky proces, lëvizjen pa viza. Rikthimi i regjimit të vizave nuk do ta pengojë largimin e shtetasve shqiptarë nga vendi ku Rilindja ka vrarë çdo shpresë për të sotmen dhe për të ardhmen. As nuk do ta eliminojë grupet kriminale shqiptare që të trafikojnë drejt Francës, Gjermanisë, Holandës apo Britanisë së Madhe azilkërkuesit ekonomikë shqiptarë që duan me çdo çmim t’ia mbathin nga sytë këmbët prej “mrekullisë” së Rilindjes së Edi Ramës. ZGJIDHJA i bën thirrje kryeministrit më të papunë dhe më të paditur të historisë së Shqipërisë që të ndalojë spektaklet me mbledhjet e kabinetit të tutkunëve që bën sa në Llogara e sot në Velipojë dhe të kuptojë pse ikin shqiptarët nga atdheu i tyre. Shqipëria është e kapur. Ajo është kthyer në një ferr për njerëzit e ndershëm dhe qytetarët e zakonshëm. Të lumtur janë vetëm Rama dhe oborri i tij", thuhet në reagimin e lëvizjes së drejtuar nga Kokëdhima.