AKTUALITET, 30 Prill 2021, 20:26

Këshilli i Atlantikut uron Ramën: Do të punojmë me qeverinë dhe opozitën për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Këshilli Atlantikut nëpërmjet zv/presidentit të saj, Damon Wilson, ka përcjellë një urim për Edi Ramën dhe PS për fitimin e mandatit të tretë.

Ëilson thotë se Këshili i Atlantikut mezi pret të punojë me qevrinë e opozitë për të thelluar aleancën, demokracinë dhe për të çuar para integrimin në BE.

Ai uron veçanërisht edhe Lulzim Bashën për fushatën e fortë elektorale duke frymëzuar shumëkënd për shpresë.

"Urime për Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama për fitimin e një mandati të tretë të paprecedentë. Ekipi i ACEurope dhe BalkansForward mezi pret që të punojë me qeverinë dhe opozitën për të thelluar aleancën tonë, për të mbështetur prosperitetin dhe demokracinë e Shqipërisë dhe për të çuar përpara integrimin rajonal dhe pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.’’- janë pjesë nga urimi.