TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka dhënë sot informacione rreth gjendjes së katër të djegurve nga shpërthimi i bombolave në Velipojë.
QSUT bën të ditur se pacientët e paraqitur, Klarisa Gjoka 15 vjeç, Danjela Gjoka 19 vjeç, Enrik Gjoka 12 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeç kanë marrë djegie të rënda në trup.
Aktualisht, bëhet e ditur se të lënduarit janë duke marrë mjekim intensiv dhe po ndiqen në mënyrë të vazhdueshme nga stafi mjekësor.
Kujtojmë se shpërthimi ka ndodhur mëngjesin e së dielës në një hotel në Velipojë pas rrjedhjes së gazit nga disa bombola.
Të lënduarit, anëtarë të një familjeje, kishin shkuar për të bërë gati ambientet e hotelit që i kanë në pronësi. Në momentin e shpërthimit nuk ka pasur pushues në godinë.