LIFESTYLE, 13 Mars 2021, 10:30

Jonida Vokshi publikon foton e ëmbël me partnerin, mesazhi që i dedikon

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë kthyer në një ndër çiftet më të dashur të ekranit shqiptar.

Dyshja e famshme mirëpritën fëmijën e tyre të parë në fund të qershorit, të cilët e pagëzuan me emrin Emi.

Ata ndajnë shpeshherë momente krah njëri-tjetrit dhe me të voglën e tyre, por së fundmi ka qenë Jonida e cila ka publikuar një foto mjaft të veçantë nga fillimet e lidhjes së tyre.

Krahas fotos ku shihen të përqafuar në makinë, shkruhet: “12/03/2016 #5yearsago. T’du @besnikkrapi”.

Ndërkohë nuk ka munguar as një koment epik nga ana e Besnikut, i cili ka shkruar “Kush o kjo me kete shmeker pa floke? ???❤️❤️❤️”.