IDE, 11 Nëntor 2017, 17:44

Ja përse Facebook dhe Google, kërcënojnë shëndetin publik dhe demokracinë

Ja përse Facebook dhe Google, kërcënojnë shëndetin

 

Roger McNamee - The Guardian / Përgatiti: TPZ.AL 

Në një intervistë për “Axios”, Presidenti i parë i Facebook-ut, Sean Parker, pranoi se kompania ka kërkuar me qëllim që të krijojë  varësi tek përdoruesit e kësaj platforme dhe shprehu keqardhje për dëmin që i është shkaktuar fëmijëvë.

Kjo intervistë e një prej arkitektëve të Facebook, erdhi disa ditë pas dëgjesave në komisionet e Kongresit në Amerikë, për përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016, ku përfaqësuesit e Facebook, Alphabet (kompani e Google dhe Youtube) dhe Twitter, u munduan të largojnë përgjegjësinë për manipulimin e platformave të tyre.

Fjala “varësi”, nuk është një ekzagjerim. Konsumatori mesatar, kontrollon telefonin e tij rreth 150 herë në ditë, dhe lëviz reth 2000 herë në platformat Facebook dhe Alphabet. Sa i përket madhësisë, Facebook dhe Youtube ngjasojnë me Krishtërimin dhe Islamin, respektivisht. Më shumë se 2 miliardë njerëz përdorin Facebook çdo muaj dhe nga këta, rreth 1.3 miliardë e përdorin çdo ditë. Mbi 1.5 miliardë njerëz, përdorin Youtube. Facebook dhe Alphabet janë gjigandë, sepse përdoruesit janë të gatshëm të shkëmbejnë privatësinë me një platformë falas dhe lehtësisht të përdorshme.

E vërteta e hidhur është se Facebook dhe Alphabet, janë sjëllë në mënyrë të papërgjegjëshmë, në kërkim të fitimeve kolosale. Ata kanë kombinuar me mjeshtëri, teknika të shpikura nga propagandistët dhe nga industritë e kumarit, me teknologjinë, në një mënyrë që dëmton shëndetin publik dhe demokracinë. Problemi gjithsesi nuk janë rrjetet sociale, por modelet e biznesit.

Në ditët e para të krijimit të gazetave tabloide, botuesit kuptuan fuqinë e shfrytëzimit të emocioneve të njerëzvë. Për të fituar luftën për vëmendje, botuesit duhet t'i japin lexuesit “çfarë ata duan”, produkte me përmbajtje që tërheq emocionet dhe jo intelektin. Thelbi nuk mund të garojë me spektaklin, i cili duhet të amplifikohet në mënyrë konstante sepse përndryshe konsumatori shpërqëndrohet dhe largohet.

“Kur ka gjakderdhje ka fitore” është një shprehje që ka udhëhequr editorialet për më shumë se 150 vjet, por që është vënë në rrezik për shkak të përdorimit të smartfonëve. Gazetat, televizioni, librat apo kompjuterët janë të rëndësishëm, por njërëzit merren me to vetëm pak orë në ditë.

Sot, lufta për vëmendje nuk është një luftë e ndershme. Çdo konkurent shfrytëzon të njëjtat teknika, por Facebook dhe Alphabet kanë avantazhe frenuese. Ndryshe nga media e vjetër, Facebook dhe Alphabet, dinë çdo gjë për përdoruesit dhe i gjurmojnë ata kudo që lundrojnë në rrjet dhe më gjerë.

Duket e bërë çdo eksperiencë falas dhe të thjeshtë, Facebook dhe Alphabet u bënë rojëtarët e internetit, duket marrë nivele kontrolli dhe fitime të panjohura më parë në media. Ata shfrytëzuan të dhënat, për të rregulluar eksperiencën e përdoruesit në mënyrë që të rritej fitimi. Falë smartfonëve, beteja për vëmendje zhvillohet në një platformë të vetme, e cila është në dispozicion gjatë gjithë ditës.

Facebook dhe Alphabet i sponsorizojnë publikimet me një preçizion që nuk ka qenë asnjëherë i mundur më parë. Platformat krijojnë “filtra flluskë” rreth njëra tjetrës, për të konfirmuar pikëpamje që krijojnë idenë dhe iluzionin se të gjithë ndajnë të njëjtin mendim. Platformat e bëjnë këtë sepse është fitimprurëse. Disavantazhi i “filtrave flluskë” është se pikëpamjet bëhen më të ashpra dhe ekstreme. Përdoruesit janë më pak të hapur ndaj ideve të reja apo fakteve.

Nga miliona publikime që Facebook mund t’i shfaqë përdoruesve në një kohë të caktuar, ata zgjedhin pjesën që mund të rrisë më shumë fitimet e tyre. Po të mos ishte për këtë model biznesi, Facebook mund të zgjidhte publikime të cilat informojnë, inspirojnë apo përmirësojnë përdoruesit. Përkundrazi, eksperienca e përdoruesit në Facebook dominohet nga frika dhe zemërimi. Tingëllon si një gjë e keqe, por realiteti është akoma edhe më keq.

Çdo reklamues mund të ketë akses tek çdo përdorues në Facebook nëpërmjet sistemeve automatike dhe të pa kontrolluara. Pesë milionë reklamuës e bëjnë këtë çdo muaj. Rusët e përdorën këtë si avantazh të parët, për të krijuar mosëmarrëveshje mes amerikanëve dhe më pas për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016. Të tjerë e përdorën Facebook në fusha të ndryshme. Një kompani, monitoroi grupet e protestuesve dhe ja shiti të dhëna departamenteve të policisë.

Institucionet financiare u investiguan sepse përdorën reklamat në Facebook për të diskriminuar për shkak të rracës. Facebook nuk është i vetmi problem. Alphabet prodhon kompjuterë “Chromebooks”, në shkollat fillore, me objektivin për të marrë vëmendje dhe ndoshta të dhëna për sjelljen e fëmijëve. Nga ana tjetër, platforma “Youtube për fëmijeët” është e mbushur më publikime të cialt krijojnë varësi për fëmijët.

Dëshira për të rritur fitimet është e kuptueshme, por Facebook dhe Alphabet, kanë krijuar shumë dëme që kërkojnë diskutime shumë serioze dhe rehabilitim.

Facebook dhe Alphabet, theksojnë se ato nuk jane media dhe si të tilla nuk mbajnë përgjegjësi për publikimet e palëve të treta në platformat e tyre. Ky pozicionim mund të duket i arsyeshëm për kompani fillestare por nuk mund të jetë normal për kompani që kontrollojnë 7 nga 10 platformat kryesore në internet në formë monopoli.

Shoqëritë i rregullojnë produktet që krijojnë varësi. Ne kemi ligje të cilat ndalojnë diskriminimin apo manipulimin e zgjedhjeve. Asnjë nga këto ligjë nuk është aplikuar ende mbi Facebook dhe Google. Tashmë ka ardhur koha që kjo të ndodhë.

Roger McNamee – The Guardian / Përgatiti: TPZ.AL