TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Sarandës liron një nga autorët e dyshuar të plagosjes së avokatit Marjel Mejdi. Bëhet fjalë për 58-vjeçarin Aleks Rexha, i cili është paraqitur sot në gjykatë për masën e sigurisë, i akuzuar për “plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim.
Prokurori i çështjes ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest në burg” 45 ditë, deri në administrimin e aktit mjeko-ligjor, ndërsa gjyqtari i çështjes ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, edhe pse akuza ka qenë e rëndë.
Ndërkohë, avokati Marjel Mejdi, ish-Drejtor në Ministrinë e Brendshme në vitet 2005-2013, ndodhet ende në Spitalin e Janinës, në Greqi, ku po kurohet për plagët e rënda që ka marrë.