AKTUALITET, 12 Gusht 2020, 16:17

Humbin jetën tre persona nga Covid-19, shkon në 208 numri në total

Humbin jetën tre persona nga Covid-19, shkon në 208 numri në

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë humbur jetën tre persona duke e çuar në 208 numrin e personave që kanë humbur jetën.

Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 65-vjeçar nga Elbasani dhe dy qytetarë nga Tirana, një 66-vjeçar dhe një 76- vjeçare.

Humbje jete në total 208: Qarku Tiranë 102, Shkodër 33, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 625 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 141 persona janë konfirmuar positive me Covid19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, nga 14 raste Shkodër, Krujë, 12 në Lezhë, 9 në Vlorë, 7 në Durrës, 5 në Lushnje, nga 4 raste në Kurbin, Elbasan, Klos, nga 3 raste Korçë, Divjakë, nga 2 raste, Kavajë, Berat, Kamëz, Gramsh, nga 1 rast në Kukës, Vau i Dejës, Selenicë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

COVID-19 – Statistika (12 Gusht 2020)

Testime totale 47676

Raste pozitive 6817

Raste të shëruara 3552

Raste Aktive 3057

Humbje jete 208: (Qarku Tiranë 102, Shkodër 33, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1678

Durrës 367

Shkodër 263

Fier 126

Lezhë 119

Vlorë 115

Korçë 102

Kukës 91

Elbasan 73

Berat 51

Dibër 39

Gjirokastër 33