TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës arreston në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale, teksa ka sekuestruar lëndë narkotike kanabis dhe një armë të ftohtë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z.R., 39 vjeç, pasi në rrugën “Fitnete Rexha”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet e iu bllokua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (thikë).
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A.Gj., 30 vjeç, F.K., 39 vjeç, D.K., 33 vjeç, dhe G.M., 50 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.