LIFESTYLE, 6 Nëntor 2019, 16:07

FOTO/ ‘Vjehrri’ i Dua Lipës habit me veprimin e fundit

Që nga mometi kur Dua Lipa dhe Anwar Hadid bënë publike lidhjen e tyre ato nuk janë ndarë më nga njeri-tjetrit.

Në foto e publikuara çifti duket shumë i dashuruar me njëri tjetrin madje gjërat janë bërë më serioze pasi Anwar e ka prezantuar këngëtaren me familjarët e tij.

Ajo është parë shpesh në shoqëri të motrave dhe të së ëmës së Anwar por Dua paska marrëdhënie të mira edhe me të atin e të dashurit të saj.

Mohamed Hadid e paska takuar Duan dhe mbështet plotësisht lidhjen e dy të rinjve.

Këtë e tregon më së miri një foto që ai ka publikuar në Instagram.

Në foton e tij shihet Dua Lipa dhe Anëar teksa përqafohen në mes të rrugës.

Fotoja është shoqëruar me shumë komente nga ndjekësit dhe mes tyre vihet re edhe përgjigja e Dua Lipës.

Ajo i ka kthyer një zemër duke treguar se marrëdhënia qenka mjaft e afërt.

ImageImage