LIFESTYLE, 6 Nëntor 2019, 13:46

U tha se ka një romancë me Flori Mumajesin/ Single apo në lidhje? Liberta Spahiu: Edhe mua më pëlqen…(FOTO)


Moderatorja e njohur kosovare, Liberta Spahiu ka qenë në qendër të mediave rozë për lidhjen e saj me këngëtarin e mirënjohur shqiptar, Flori Mumajesi.

Ndërkohë asnjëri prej tyre nuk reagoi për lajmin e romacës së tyre, ndërsa së fundmi moderatorja nga Kosova ka reaguar për statusin e saj nëse është single apo në një lidhje.

Por me përgjigjen që ajo ka dhënë ka lënë sërish në dyshime sesi qëndron e vërteta e jetës së saj.

Një nga fansat e ka pyetur: Tregomë a je singel, a me naj kon?

Ndërsa moderatorja ia ka kthyer: Edhe mua më pëlqen kënga e 2PO2 dhe Vig Poppa ‘A je single a me naj kon’.

Pra kjo përgjigje ka lënë të nënkuptuar gjithçka përsa i përket jetës private.