LIFESTYLE, 31 Dhjetor 2020, 20:36

FOTO/ Si uronin shqiptarët festat dekadat e shkuara

Festimet për Vitin e Ri kanë ndryshuar shumë gjatë dy dekadave të fundit në Shqipëri, si sa i përket rëndësisë, ashtu edhe për mënyrën se si festohej kjo ditë. Viti i Ri ishte një nga festat tradicionale që festohej në Shqipërinë e para vitit 1990. Ishte koha kur nuk kishte celular, rrjete sociale, për të uruar njëri- tjetrin. “Mjeti” më i përdorur ishte kartolina.

Deri pak pas viteve “90 ende përdoreshin kartolinat; ku shkëmbeheshin mes miqsh urimet më të bukura për këtë festë, traditë kjo tashmë në zhdukje. Sot, urimet mes miqve dhe personave të dashur, nuk bëhen më mes fjalëve, por nga mesazhe virtuale të rrjeteve sociale e telefona celularë. Në Arkivin e shtetit edhe atë personal të koleksionistëve ruhen mijëra kartolina për Vitin e Ri. Cilat janë kartolinat më interesante dhe jo standarde?

Më poshtë është një këngë kolendrash në dialektin arvanit, e botuar për herë të parë në revistën “Besa”, organ i Lidhjes Arvanite të Greqisë 1982-2004. Tabloja ilustruese titullohet ‘Kolendra”(1872) dhe i përket autorit me origjinë arvanite Niqiforu Lutro, një piktori të shkollës së Mynihut në pikturën greke të shekullit të XIX. Kolendrat janë këngë popullore urimi që këndohen nga fëmijët e vegjël në ditët e pritjes së festave të mëdha fetare si Krishtlindjet apo dhe para Vitit të Ri. Ata shkojnë shtëpi më shtëpi duke uruar shëndet dhe mbarësi. Kolendarët që shkonin në grup, gostiten nga të zotët e shtëpisë me ëmbëlsira, fiq të thatë, arra, portokalle etj.