LIFESTYLE, 28 Tetor 2018, 09:50

“Familje dhe miq” Fatmir Hysenbelliu drekon me këngëtaren me famë botërore

Fatmir Hysenbelliu është pinjoll i një prej familjeve më të pasura në vendin tonë. Pak muaj më parë ai ishte në qendër të vemendjes pas publikimit të disa fotove nga Dailymail. Në fotografitë e postuara ai dukej duke dalë nga një hotel e duke darkuar me Pamela Anderson.

Por yjet botërorë si duket se tashmë janë pjesë e grupit miqësor të Fatmirit. Ditën e djeshme ai i ka habitur të gjithë me foton e postuar në Instagram ku shihet duke drekuar me një nga këngëtaret më të njohura në botë dhe disa familjarë e miq.

 

Bëhet fjalë për Nicole Scherzinger me të cilën Fatmiri duket se ka miqësi pasi krahas fotos shkruan “Familje dhe miq”.