TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjene djeshme në Izrael fillloi edicioni i 64 i Eurovision Song Contest .
Mbrëmja kishte rezervuar shumë surpriza dhe performanca pafund, ndërkohë që në fund u kualifikuan për në finalen e madhe 10 shtete si:
Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Çeke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia.
Ndërsa Italia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Izraeli janë automatikisht në finale.
Mirëpo, gjatë performancës së Gjeorgjisë të gjithë fansave shqiptar i ka tërhequr vëmendjen këngëtari i cili është një kopje identike e opinionistit Olti Curri.
Ngjashmërinë e ka vënë re edhe këngëtarja Rovena Dilo e cila e ka shpërndarë foton e këngëtarit në fjalë dhe pranë postimit ka shkruar:
“Gjeorgjia paska marrë Olti Currin për Eurovizion. Olti s`po më besohet që shkove para meje”.
Ndërkohë Olti reagoi duke i dërguar disa emoji të qeshurash dhe duke aprovuar kështu ngjashmërinë mes tyre.
