TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Çifti më i njohur dhe më i komentuar i showbizz-it shqiptar, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, do të kurorëzojnë ditën e sotme në fejesë dashurinë e tyre.
Thashethemet u përhapën me shpejtësi këtë javë në mediat rozë e madje Alketa Vejsiu, si organizatore e eventit, postoi edhe një foto të dekorit. “Sot në fejesën zyrtare të një prej çifteve me të përfolur në media…”, shkruan ajo në foton e postuar në Instagram, teksa vjeshta ishte tema e zgjedhur nga çifti për ceremoninë.
Në fotot e siguruara nga “Gazeta Shqiptare”, shihet pikërisht ish-kryeministri i vendit Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij teksa po shkojnë në ceremoni.
Krah për krah me bashkëshortin, Zonja Berisha meriton komplimente të veçanta për veshjen e saj plot sharm dhe stil. Kurioz jemi të shohim edhe veshjen që ka zgjedhur Armina, në këtë ditë të veçantë për të, si edhe ftuarit e tjerë në ceremoni.
Në festën e organizuar janë të ftuar më pak se 30 persona dhe çifti nuk ka preferuar të ketë në të personazhe të jetës publike, megjithëse të dy kanë një rreth të gjerë shoqëror, në fejesë kanë ftuar vetëm tre prej miqve të ngushtë.