AKTUALITET, 21 Janar 2021, 18:42

Foto/ Aksident në Tepelenë, përmbyset një kamion

Mbrëmjen e kësaj të enjte është regjistruar një aksident në hyrje të qytetit në Tepelenë.

Mësohet se një makinë e tonazhit të rëndë është përmbysur si pasojë e këtij aksidenti, ndërsa shoferi ndodhet në spital pasi ka marrë disa dëmtime të lehta.

Dyshohet se shkak i këtij aksidenti është bërë lagështira në rrugë.