AKTUALITET, 13 Shtator 2021, 12:14

Fizioterapisti i Kombëtares ndërroi jetë nga koronavirusi, reagon Meta: Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta

Fizioterapisti i Kombëtares ndërroi jetë nga koronavirusi, reagon

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të fizioterapistit Ylli Mihali, i cili humbi betejën me koronavirusin në moshën 55-vjeçare.

Kreu i shtetit shkruan në rrjetet sociale se Mihali ishte kontributor i palodhur për gati tre dekada, për sukseset e Ekipit tonë Kombëtar.

Postimi i Metës:

Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të fizioterapistit Ylli Mihali, kontributor i palodhur për gati tre dekada, për sukseset e Ekipit tonë Kombëtar.

Ngushëllime familjes, miqve dhe kuqezinjve, të cilëve u shërbeu me dashuri dhe përkushtim!