LIFESTYLE, 27 Tetor 2018, 17:21

FOTO/ Vendi ku kursi i makinës bëhet me Lamborghini, ja çmimi

Jemi mësuar të shikojmë makina mësimore të thjeshta për autoshkolla por në Londër ndodh çudia. Një autoshkollë përdor një Lamborghini që kushton 300 mijë euro.

Ky shërbim ofrohet për njerëzit e pasur pasi çmimi i kursit arrin deri në 22 000 euro.

Lamborghini është ngjyrë portokalli, ashtu si makinat e tjera mësimore që përdoren në Londër.

Autoshkolla ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe shumë njerëzve në Britaninë e Madhe. Me sa duket 22 000 euro për një kurs në Londër nuk janë aspak problem për miliarderët. TPZ.AL