SPORT, 13 Korrik 2021, 15:58

Europiani me më shumë gola, autogola dhe penallti

Europiani me më shumë gola, autogola dhe penallti

“Euro 2020” vendosi një rekord të ri sa u përket golave të shënuar, 142 në total, duke thyer rekordin e “Euro 2016” (108 gola).

Si u shënuan?

Golat e mëngjarashëve ishin nën 25% në “Euro 2008” dhe 2012, por numri shkoi në më shumë se 34% në “Euro 2016” dhe 30.3% në “Euro 2020”, një dëshmi se futbolli modern po shkon drejt barazisë së forcës të të dyja këmbëve.

Rritja e autogolave është gjithashtu një kuriozitet që ra në sy në këtë turne, me 11 më shumë se të gjitha finalet e mëpërparshme së bashku (9). Cilësia e krosimeve në zonë, veçanërisht në zonën e 5-metërshit, ishte pa dyshim një faktor kontribuues në rritjen e numrit të autogolave.