LIFESTYLE, 20 Gusht 2018, 10:46

Pas realizimit të ‘Mike’ Ledri Vula dhe Elvana Gjata gjithmonë e më shumë së bashku, performancat zbulojnë miqësinë mes tyre

Pas realizimit të ‘Mike’ Ledri Vula dhe Elvana Gjata

Kënga ‘Mike’ u publikua disa javë më parë dhe tashmë numëron miliona klikime duke u renditur mes hiteve të kësaj vere. Sigurisht që suksesi ishte në një farë mënyrë i garantuar, pasi ky bashkëpunim ishte i pari mes Elvana Gjatës dhe Ledri Vulës. Të ftuar në koncerte shpesh edhe së bashku, pas këtij bashkëpunimi dy këngëtarët e njohur kanë krijuar një miqësi të fortë me njëri-tjetrin. Video e fundit e publikuar nga Ledri shfaq pak momente nga performanca e fundit e tyre në skenë duke kërcyer së bashku në ritmet e këngës hit.

Publiku është entuziazmuar edhe më shumë, ndërkohë që i shoqëron duke kënduar bashkë me ta./revistawho.com