AKTUALITET, 1 Korrik 2020, 09:36

Elez Biberaj në krye të Zërit të Amerikës, urimi i Bashës: Krenar për të dhe kontributin në lirinë e medias!


Kryetari i PD, Lulzim Basha, uron gazetarin shqiptar të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj, për funksionin e ri si drejtor në detyrë i Zërit të Amerikës.

Bashkë me urimin, Basha ka shpërndarë edhe njoftimin e Zërit të Amerikës për emërimin e Biberaj në këtë detyrë shumë të rëndësishme.

“Krenar për Elez Biberaj dhe kontributin e tij jetëgjatë për lirinë e medias, demokracinë dhe të drejtat e njeriut!”- shkruan Basha.