AKTUALITET, 24 Mars 2019, 16:39

Ekzekutohen me armë dhe hanxharë mbi 130 persona në Mali

Ekzekutohen me armë dhe hanxharë mbi 130 persona në Mali

Mbi 130 persona janë vrarë gjatë një sulmi në një fshat në Mali. Sulmi u krye nga persona të armatosur e të veshur si gjuetarët “Dogon”, një grup etnik në Mali.

Mësohet se personat e armatosur kishin rrethuar fshatin në mënyrë që askush të mos largohej dhe më pas kanë vijuar me sulmin e tyre në Ogossagou, në rajonin e Moptit.

Sulmi ka pasur në objektivë pjesëtarët e komunitetit etnik Fulani, të cilët akuzohen se kanë lidhje me xhihadistët. Ky sulm u zhvillua në të njëjtën ditë kur ambasadorët e OKB kishin mbërritur në Mali për të dënuar dhunën në këtë vend.

Misioni i Këshillit të Sigurimit u takua me kryeministrin Soumeylou Boubeye Maiga për të folur për kërcënimin e rritur nga luftëtarët xhihadistë në Malin qendror.

Nga hetimet mësohet se, viktimat u ekzekutuan me armë zjarri dhe hanxharë, ndërsa banesat e pjesëtarëve të tjerë të fshatit ishin djegur.